Një sulm me thikë është regjistruar këtë pasdite në Belgjikë, ku një person humbi jetën dhe dy të tjerë u plagosën. Ngjarja ndodhi brenda një autobusi në qytetin Antwerp, rreth orës 14:30. Një nga të plagosurit është shoferi. Autori i dyshuar u arrestua menjëherë ndërsa ende nuk dihet motivi. Autoritetet janë treguar të rezervuar edhe në zbulimin e identiteti të autorit, tashmë i vënë në pranga. Kjo linjë e transportit është shoqëruar me incidente të dhunshme. Vitin e kaluar, një autobus u sulmua me një pushkë ajri, ka pasur disa raste vandalizmi dhe shoferët kanë qenë viktima të sulmeve.