Një 25-vjeçare shqiptare, nënë e tre fëmijëve, mes tyre një foshnje, është rasti i parë që një grua ekstradohet nga Britania e Madhe drejt Shqipërisë për të vuajtur një dënim me burg. Lirie Delishi, 25 vjeçe, do të dërgohet në burgun e grave në Pogradec për të vuajtur një dënim katërmujor, pasi u shpall fajtore për përdorim të një pasaporte të falsifikuar rumune në vitin 2019, teksa tentonte të udhëtonte nga Tirana drejt Romës.