Pas hetimeve intensive dhe negociatave me vëllain e autorit të dyshuar, Policia e Durrësit arriti të zbardhë dhe dokumentojë me prova ligjore vrasjen e 51-vjeçarit Valbon Beqiri, i njohur dhe me emrin Marko. Autori i dyshuar, 24-vjeçari Teilor Tivari nga Durrësi, i cili u dorëzua në polici, si dhe një tjetër person që e ndihmoi për t’u larguar nga vendi i ngjarjes, u vunë në pranga.