Kryeministri Edi Rama është shprehur se brenda vitit 2030, Shqipëria do të fitojë ‘sovranitetin’ energjetik ku do të prodhojë vetë të gjithë energjinë që i nevojitet. Në një reagim në rrjetin social ‘Facebook’, kryeministri Edi Rama i është përgjigjur një qytetari i cili thotë se çmimi i energjisë duhet ulur më shumë, pasi Shqipëria e prodhon vetë energjinë.