Riteve të organizuara në Katedralen e “Shën Dhimitrit” dhe në Kishën e Goricës, iu janë bashkuar qindra besimtarë ortodoksë beratas, që u bënë pjesë e këtij rituali që simbolizon varrin e Krishtit. Kanë qenë Mitropoliti i Beratit, Imzot Asti, ai që ka drejtuar edhe ritet fetare në Katedralen e “Shën Dhimitrit”, ku besimtarët janë lutur për shëndet, mirësi dhe lumturi. Pas kryerjes së shërbesës së mbrëmjes së të Premtes së Zezë, Imzot Asti, i shoqëruar nga At Johan Qako dhe At Petraq Simsia, kanë kryer edhe ritualin e epitafit, që fillimisht ka shëtitur përreth oborrit të Katedrales së Shën Dhimitrit për disa minuta e më pas është kapërcyer nga besimtarët.