Besimtarë ortodoksë në Durrës morën pjesë mbrëmjen e së premtes në ceremoninë e shenjtë të Epitafit, një nga momentet më të rëndësishme të kalendarit liturgjik para Pashkës. Ritet u zhvilluan në kishën ortodokse “Apostull Pavli dhe Shën Asti”, ku besimtarët ndoqën meshën dhe ceremonitë përkujtimore. Pas shërbesës, u zhvillua procesioni i epitafit, i cili u mbajt me solemnitet nga klerikë dhe besimtarë, nën shoqërimin e Bandës Frymore të qytetit.