Qindra besimtarë ortodoksë dhe qytetarë fierakë kanë ndjekur mbrëmjen e sotme, të Premten e Madhe e të Shenjtë, proçesionin e epitafit, një ndër momentet më të rëndësishme të Pashkëve. Ceremonisë simbolike i kanë paraprirë tingujt e Bandës Frymore, ndërkohë që epitafi ka dalë në qytet në orën 7:30, nga kisha katedrale e Shën Gjergjit i shoqëruar nga besimtarë të shumtë të të gjitha grup-moshave.