Një ngjarje e pazakontë ka ndodhur në Vlorë, ku një person është sulmuar nga qentë endacakë. Mësohet se i moshuari është më probleme shëndetësore. Videoja e mbërritur nga qytetarët tregon momentin kur i moshuari detyrohet të mbrohet duke përdorur një shkop për t’i shpërndarë qentë dhe për të evituar lëndime.