Në atë që përshkruhet si rasti i parë ndonjëherë i këtij lloji, punonjësit e gjigantit teknologjik, Samsung Electronics në Korenë e Jugut kanë nisur një grevë. E konsideruar njëra prej kompanivë më të mëdha në botë, Samsung Electronics njihet për prodhimin e smartfonëve por është në të njëjtën kohë edhe prej pak firmave që prodhon çipat e nevojshëm për kryerje të shumë funksioneve teknologjike.