Ish-kryeministri Sali Berisha i është përgjigjur kryedemokratit Lulzim Basha, pasi ky i fundit në mbledhjen e Kryesisë së PD-së u shpreh se PD nuk mund të funksionojë me struktura paralele, ndërsa shtoi se vetëm Vuçiç në Kosovë kërkon struktura paralele dhe Dodiku në Bosnje. Berisha u shpreh se foltorja është duke e nxjerrë mënjëanë kryedemokratin Lulzim Basha, dhe theksoi se se shitja që ai i ka bërë shpirtit të tij është vepër e tij dhe jo e demokratëve.