Nuk kanë të sosur telashet dhe pakënaqësia me Ursula von der Leyen dhe Komisionin Europian të drejtuar prej saj. Presidentja e Parlamentit, Roberta Metsola, informoi krerët e grupeve parlamentare se KE-ja dhe von der Leyen, do të përballen me një tjetër mocion mosbesimi, i katërti kundër politikanes gjermane dhe ekipit të saj brenda një gjysmë viti