Ervin Salianji ka dalë në një konferencë për mediat një ditë pas vendimit të Apelit, ku u dënua me një vit burg për kallëzim të rremë, teksa sot Prokuroria i ka kërkuar Kuvendit ekzekutimin e vendimit. Gjatë fjalës së tij ai tha se nuk shkon në burg për kallëzim të rremë, por si një politikan që ka denoncuar me prova korrupsionin dhe përfshirjen në narkotrafik të vëllait të ministrit.