Për t’i shpëtuar vapës në këto ditë të nxehta të shumtë janë qytetarët që zgjedhin detin, liqenin apo lumenjtë për tu freskuar, por kjo e diel shënoi një bilanc të rëndë me dy viktima. Një i mitur vetëm 11 vjeç u mbyt pasditen e së dielës në lumin Rrapun, në fshatin Tokëz të Librazhdit. Mësohet se 11 vjeçari po lahej bashkë me shokun e tij, por nuk ka mundur dot të dalë i gjallë nga ujërat e lumit. Trupi i pajetë i të miturit u nxor nga ekipet e zjarrfikëses së Librazhdit, të ndihmuara edhe nga kolegët e Prrenjasit.