Pasditja e së dielës ishte e gjitha për Interin dhe tifozët e tij. Këta të fundit pushtuan Milanon me festimet e tyre për titullin e 19 kampion të skuadrës zikaltër, festime që kulmuan me ngritjen e trofeut të kampionit të Serie A nga kapiteni Handanovic e të tjerët në përfundim të ndeshjes me Udinesen.