Në Durrës ka nisur puna për restaurimin e plotë të Muzeut Etnografik i cili për vite me radhë qëndroi i mbyllur për vizitorët për shkak të dëmeve që pësoi nga tërmeti shkatërrues i vitit 2019. E ndërtuar në qendrën historike të qytetit në gjysmën e dytë të shekullit XIX, një nga dhomat e kësaj banese tipike qytetare me çardak shërben dhe si një muze për aktorin me famë botërore Aleksandër Moisiu, i cili kaloi këtu një pjesë të fëmijërisë.