Koreja e Veriut ka ndërtuar një bazë ushtarake sekrete pranë kufirit të saj me Kinën, e cila mund të strehojë raketat balistike më të reja me rreze të gjatë veprimi të Phenianit, sipas një raporti të ri, raporton The Guardian. Baza operative e raketave “e padeklaruar” ndodhet rreth 27 km larg kufirit kinez, tha në një raport të publikuar të mërkurën organizata me seli në Uashington, Qendra për Studime Strategjike dhe Ndërkombëtare (CSIS). Studimi tha se objekti në provincën e Pyonganit të Veriut ka të ngjarë të strehojë gjashtë deri në nëntë raketa balistike ndërkontinentale (ICBM) të afta për të transportuar armë bërthamore dhe lançuesit e tyre.