Pas kronikës së shfaqur në Top Channel për vajzat e vogla që po rriten në një kontejner ka reaguar menjëherë fondacioni “Dritan Hoxha”. Një sasi e konsiderueshme ndihme në ushqime dhe veshmbathje për Shpresën dhe mbesat e vajzën e saj është dërguar pranë familjes, duke kthyer shpresën te solidariteti dhe humanizmi në kohë të vështira. Shpresa Guçe, bashkë me mbesat e saj, që jetojnë në kushte tejet të vështira nën hijen e shtëpisë së dëmtuar rëndë nga tërmeti në zonën e plazhit në Durrës, ka falenderuar fondacionin për ndihëm e dhënë.