Një grua ka shpëtuar mrekullisht në Spanjë pas 72 orësh, pasi kishte mbetur e bllokuar në makinën e përmbytur nga uji, në një nënkalim. “Pas tre ditësh, gjetëm dikë të gjallë në makinë”, u tha vullnetarëve të shtunën Martín Pérez, kreu i shërbimit të mbrojtjes civile të Valencias.