Duke cituar raste të shumta tradhëtie sipas tij në këto institucione kyc të vendit, presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky ka shkarkuar nga detyra kreun e agjensisë Inteligjencës SBU, dhe prokuroren e Përgjithshme. Sipas Zelenskyt, më shumë se 60 ish-punonjës tani po punojnë kundër Ukrainës në zonat e pushtuara nga Rusia.