Në Gjadër u zhvillua një tubim simbolik në dyvjetorin e marrëveshjes mes kryeministrit Edi Rama dhe homologes italiane Giorgia Meloni. Aktivistë shqiptarë dhe italianë u mblodhën për të kujtuar marrëveshjen e shumëdebatuar për ngritjen e kampit të emigrantëve në territorin shqiptar, raporton korrespondentja e Top Channel Brixhilda Deda.