Teksa vendi është përfshirë nga temperaturat e larta, në ujërat e lumenjve u shënuan këtë të hënë dy viktima. Dy të moshuar humbën tragjikisht jetën në Elbasan dhe Shkodër. Trupi i pajetë i një të moshuari u gjet në rrjedhën e lumit Shkumbin nga peshkatarët e zonës, ndërsa më pas një tjetër i moshuar u gjet pa shenja jete në ujërat e lumit Buna. Trupi i pajetë i shtetasit Spiro Gjoka, rreth 70 vjeç, banues në Tiranë, u gjet në fshatin Muriqan të Shkodrës, ndërsa ndaj tij nuk u konstatuan shenja dhune apo dëmtime të tjera.