Policia e Fierit ka finalizuar dy operacione brenda 24 orëve, duke vënë në pranga dy shtetas të shpallur në kërkim ndërkombëtar. Operacioni i koduar "Palermo" u zhvillua për kapjen e një shtetasi me rrezikshmëri të lartë, të akuzuar nga autoritetet italiane për vepra të rënda penale. Në pranga ka rënë Dhimitraq Xhoku (Hoxhara), 30 vjeç, banues në Levan.