Dy persona u arrestuan nga policia e Sarandës pasi u kapën me lëndë narkotike e armë zjarri. Në pranga përfundoi një 30-vjeçar dhe kunati I tij 19-vjeçar. Aksioni I koduar “Fishnet” u zhvillua pas dyshimeve të ngritura nga ana e hetuesve se 30-vjeçari ishte I implikuar në veprimtarinë kriminale të dhënies së ndihmës për kalim të paligjshëm të emigrantëve nga vendet e treta.