Top Channel/ Dy raporte kundër Berishës. Zbardhen argumentet e 5 deputetëve të PS dhe Alibeajt
20/12/2023 22:41

Jo një, por janë dy raportet e Këshillit të Mandateve dhe Imunitetit dorëzuar Parlamentit me qëllim që të autorizojë SPAK-un për të vijuar me arrestimin apo heqjen e lirisë të ish kryeministrit Sali Berisha. Një ditë para se Kuvendi të mblidhet për të shqyrtuar kërkesën e SPAK, të cilën me shumë gjasa nuk do ta refuzojë, është zbardhur edhe përmbajtja e dy raporteve. Njëri është raporti i pesë deputetëve të mazhorancës, kurse tjetri është i Enkelejd Alibeajt, i vetmi përfaqësues i opozitës në Këshillin e Mandateve, që bashkoi votat me socialistët dhe në një mendje me ta kërkon përmes raportit të tij autorizimin e Kuvendit që t’i hapë rrugë kërkesës së Prokurorisë së Posacme për arrestimin e Sali Berishës, i cili akuzohet për korrupsion pasiv në lidhje me aferën e privatizimit të ish kompleksit Partizani. Anëtarët e mazhorancës në Këshillin e Rregullores, Mandateve dhe Imunitetit, Bledar Çuçi, Ermonela FELAJ, Klotilda BUSHKA dhe Arben PËLLUMBI rekomanduan unanimisht që Kuvendi t’i hapë rrugë Spakut për arrestimin/heqjen e lirisë së deputetit Sali Berisha. Referuar hetimit, në raport thuhet se është krijuar dyshimi i arsyeshëm, i mbështetur në prova se personi nën hetim Sali Berisha, në cilësinë e tij si Kryeministër i Shqipërisë, nga viti 2005 e në vijim, ka miratuar ligje, apo akte nënligjore, me qëllim përshtatjen e tyre sipas nevojave që paraqiteshin për pesë familje ish-pronare, me qëllim kthimin dhe në vijim shfrytëzimin si troje ndërtimore të territoreve ku janë shtrirë ish-Klubi shumësportësh “Partizani” dhe ish-Klubi i Futbollit “Partizani”, ku përfitues i drejtpërdrejte ndër të tjerë rezultonte të ishte bashkëshorti i vajzës së tij, shtetasi Jamarbër Malltezi. Ndërkohë edhe Alibeaj ka rekomanduar që Kuvendi të miratojë kërkesën e SPAK, duke shtuar se është tashmë i provuar fakti që Berisha ka shkelur detyrimet që kishte ndaj drejtësisë “Nëse do ndodhë që Kuvendi do japë autorizimin, do të jetë gjykata ajo që do të vlerësojë nëse ka vend apo jo për një masë më të rëndë. Për Kuvendin është i rëndësishëm fakti, që premisa bazë, ajo e shkeljes së detyrimeve të mëparshme është e provuar. Nëse gjykata do ta gjejë me vend kërkesën, është kompetencë e saj, porse Kuvendi, duhet të mos ndërhyjë në këtë kompetencë gjyqësore me mosdhënien e autorizimit të kërkuar”, thuhet mes të tjerash në raportin e Alibeajt.

Top Channel/ Robert Mueller drejtoi hetimin Trump-Putin. Presidenti i SHBA: I lumtur që vdiq!
21/03 23:52
Top Channel/Analiza e “TheGuardian”:Dëm katastrofik mjedisor në 14 ditë konflikt në Lindjen e Mesme
21/03 23:52
Top Channel/ G7 urdhër Iranit: Ndal urgjent sulmet
21/03 23:34
Top Channel/ Antibiotikët po na bëjnë keq! Studimi: Ndikim deri 8 vite pas përdorimit
21/03 20:02
Top Channel/ Britania drejt përfshirjes në luftë? Irani godet me raketa “Diego Garcias”
21/03 20:02
Top Channel/ 22 vende bashkohen për Hormuzin! Ja shtetet që firmosën deklaratën
21/03 19:59
Top Channel/ Sulmohet centrali bërthamor në Iran. Teherani, raketa mbi bazën SHBA-Angli
21/03 19:56
Top News- “Humoristët e tenxhereve, t’i harrojmë përrallat”, Rama shpërthen gjatë Asamblesë
21/03 19:30
Top News- “BE mision monitorimi…”, Rama flet për ecurinë e negociatave dhe kapitujt
21/03 19:30
Top News- Prefektët do të marrin fuqi tjetër, jo më firmosje por dhe punë në terren
21/03 19:30
Top News- “Çmimi i naftës do rritet më shumë”, Rama zbulon vendimet që do frenojnë shtrenjtimin
21/03 19:30
Top News- Rama mesazh socialistëve: Ne e kemi dorëzuar shpatën e sistemit gjyqësor
21/03 19:30
Top News- “Ligji për referendumet brenda këtij sesioni”, Rama flet dhe për parlamentin e ri
21/03 19:30
Top News- Dyfisho ndërmarrjen tënde, Rama zbulon nismën e re të qeverisë/ Çfarë synon?
21/03 19:30
Top News- “Negociatat në BE nuk kanë ndaluar”, Rama flet pas vendimit për Ballukun
21/03 19:30
Top News- Rama jep udhëzimet për partinë: Ne kemi bërë atë që se ka bërë askush
21/03 19:30
Top News- Berisha: Rama në rreth të kuq, PD mori mbështetje të plotë nga PPE
21/03 19:21
Top Channel/ Dhuna në familje, shqetësuese/ 252 raste në Elbasan, pak dënime
21/03 12:50
Top Channel/ Sindroma Down, sfida familjesh! Mungojnë qendrat për të rriturit në Shqipëri
21/03 12:46
Top Channel/ Rriten kostot në bujqësi, plehrat kimike dhe nafta shtrenjtojnë prodhimin bujqësor
21/03 12:22
DIGITALB DIGITALB