Dy persona kanë rrezikuar mbytjen, ditën e sotme, në plazhin e Pishë Poros, në Fier. Mësohet se Arben Alizoti dhe Fiqo Rexhepi, të dy banorë të lagjes ‘1 Maji’ janë transportuar në spitalin rajonal të Fierit. Dy personave u është dhënë ndihma e parë nga policia dhe roja bregdetare, por ende nuk dihet gjendja shëndetësore e tyre, ndërkohë që njeri prej tyre ishte në gjendje të rëndë.