Protesta e organizuar nga opozita ka përfunduar pas dy orësh. Asnjë tension nuk është regjistruar, ndërsa kanë mbajtur fjalën anëtarë të PD-së, Sali Berisha dhe Ilir Meta. Protestuesit kanë djegur manekinët me fytyrën e Ramës dhe McGonigal, pas përfundimit të fjalës së ish-kryeministrit Sali Berisha.