Në Londër një grup shqiptarësh protestuan për ndarjen nga jeta në mënyrë tragjike të dy bashkëkombësve të tyre azil kërkues. Marshimi i tyre nisi në sheshin Trafalgar për të vijuar drejt kryeministrisë në 10 Downin Street. Ata kërkuan bërjen drejtësi për Alfred Doskun i cili i tha fund jetës në qendrën e dëbimit të azilantëve në Colnbrook House në fillim të nëntorit.