Duke lënë pas trupa të pajetë e shkatërrim, ushtria izraelite u tërhoq nga spitali më i madh i Gazës orët e para të ditës së sotme, pasi e mbajti atë nën kontroll për dy javë. Bastisja e Al Shifas u përshkrua nga shteti hebre si një nga operacionet më të suksesshme të luftës gati gjashtëmujore.