Top Channel/“Dy infermieret shqiptare…”! Ç’ndodhi me Parashqevinë në spital? Paralajmëron Ilirjani
22/01/2025 23:38

Elton Iliriani ka zbuluar sot gjendjen e këngëtares pas shtrimit në spitalit psikiatrik. Ai është shprehur se ai e ka takuar atë në spital dhe gjendja është shumë më mirë, në krahasim me ditën kur është paraqitur. Por ai ka treguar se dy infermiere me origjinë shqiptare e kanë takuar atë në spital, me dashamirësi por pa lejen e familjarëve, duke u bërë thirrje që kjo të mos ndodhë më. “Sapo kam dalë nga një takim me Parashqevi Simakun në spital dhe ajo ishte shumë më mirë se herët e tjera dhe vihet re ndryshimi i saj. Nuk është se është në momentin e saj më të mirë dhe çdo gjë do të jetë më mirë kur të lerë spital, por në krahasim me ditën e parë kur u paraqit në spital ajo është shumë më mirë. Për arsye që janë të kuptueshme, unë nuk kam ndarë me ju vendndodhjen e saj sepse familja ka zgjedhur që kjo është konfidenciale. Ajo më tha se dy infermiere me origjinë shqiptare e kanë takuar… më tha se ishin shumë pozitive dhe kishin dëshirë për ta ndihmuar, por kur fola me familjarët e saj të ngushtë ata nuk i aprovojnë këto vizita, për të ruajtur privatësinë e saj. U bëj thirrje dy zonjave që të mos e takojnë më, dhe nga tani vizitat do të kontrollohen nga familjarët sepse është një shkelje e privatësisë së pacientit. E përsëris që Parashqevia më tha se takimi ishte dashamirës, por familjarët nuk i pranojnë. Nëse doni ta takoni duhet të kërkoni leje nga familjarët, djalit të saj, vëllait, nipit dhe mbesës. Në rast të kundërt do të marrim masa, dhe nuk do doja të kishim përplasje ligjore. Nuk do doja të isha në mes të kësaj situate, janë familjarët që vendosin dhe ne duhet t’i respektojmë ata. Këto janë çështje me shumë zarar dhe mund t’ju kushtojnë shumë. Ta mbyllim me diçka pozitive, Parashqevia po bëhet mirë dhe kam besim që për pak javë mund t’i kthehet jetës në shtëpi dhe gradualisht të rehabilitohet. Gradualisht aty do më lindë dhe mua puna që bashkë me të të bëjmë një art të jashtëzakonshëm bashkë”, u shpreh ai.

Top Channel/ Dështon “qyteti i së ardhmes”/ Këngëtari Akon nuk ia doli me projektin 6 mld dollarë
04/07 22:29
Top News- Grabitet shtëpia e Brad Pitt, hajdutët kapin në befasi aktorin e famshëm
27/06 21:30
Top Channel/ Hetimi për ndarjen nga jeta e Matthew Perry, dalin përgjimet tronditëse
17/06 16:02
Top Channel/ Alex Soros i jep fund beqarisë! Politikanët pjesë e dasmës, Rama-Clinton mbajtën fjalim
16/06 19:51
Top Channel/ Çfarë fshihet pas këngës “Jetë”? Egli Tako e zbulon për herë të parë në “Goca & Gra”
01/06 11:26
Top Channel/“Nuk mund t’i thoja jo”, detajet e frikshme në dëshminë e ish-asistentes së Diddy-t
30/05 19:49
Top News – ‘Zjerm’ shkon në finale / ‘Shkodra Elektronike’ shndrin në Eurovizion
14/05 14:41
Top News- Sulm seksual në sheshin e xhirimit / Gerard Depardieu shpallet fajtor nga gjykata franceze
13/05 15:24
Top Channel/ Gjesti i jep fund lidhjes me Eglin? Çfarë po ndodh me ish-banorët, çifti fshin…
30/04 21:10
Top News- Kim Kardashian u lidh dhe u grabit, çfarë i ndodhi yllit televiziv në hotel
29/04 22:34
Top News- Gjesti i jep fund me Eglin? Heq fotot nga Instagram/ Zbulohet shkaku
29/04 22:32
Top News- A kreu marrëdhënie me Eglin pas garës? Gjesti përgjigjet për herë të parë
28/04 10:39
Top Channel/ Popullariteti në rrjetet sociale, cili prej finalistëve të BBV4 mban “kurorën”?
25/04 13:32
Top Channel/ Egli merr vendimin e papritur për motrën e Gjestit, si qëndron e vërteta?
23/04 19:33
Top News – Një ‘Princ’ në familjen Uzuni. Sulmuesi i kombëtares bëhet baba për herë të parë
23/04 12:05
Top News- Lidhja me Gjestin? Egli reagon për herë të parë pas përfundimit të BBVA: Çdo fund është…
22/04 23:00
Top News- Rozana flet pas eksperiencës në BBVA: Jam ende duke kërkuar mikrofonin në trup
22/04 22:37
Top Channel/ Dua Lipa nis pushimet në Shqipëri, aventurat me të fejuarin në brigjet e jugut
22/04 20:20
Top News – Dua Lipa nis pushimet në Shqipëri. Këngëtarja plazh për pashkë në jug të vendit
22/04 10:22
Top Channel/ Çfarë presim nga Gjesti? Fituesi i BBV reagon në rrjetet sociale: Gati për…
21/04 22:44