Dy helikopterë amerikanë BlackHawk do të shtohen arsenalit të Forcave të Armatosura në fund të këtij muaji. Ministria e mbrojtjes njofton se është një investim i madh dhe një hap i rëndësishëm që do t’i japë Shqipërisë fuqinë dhe përkushtimin e nevojshëm, për të përmbushur misionet taktike dhe operacionet e emergjencave me më shumë efikasitet dhe siguri.