Dy aksidente kanë ndodhur në Fier pasditen e sotme. Tre automjete janë përplasur në qendër qytetit ndërsa si pasojë ka patur vetëm dëme materiale. Aksidenti ka ndodhur vetëm pak minuta më parë në vendin e quajtur “Vija e Ngjalës”. Dy automjete janë përplasur me njëra – tjetrën dhe si pasojë ka mbetur një i lënduar i cili është transportuar drejt spitalit rajonal për të marrë ndihmën mjekësore ndërsa policia dhe grupi hetimor ndodhen në vendngjarje për të përcaktuar shkaqet e këtij aksidenti.