Dy aksidente tragjike kanë ndodhura në Gjermani. Në një prej rasteve, një 29-vjeçar shqiptar me origjinë nga fshati Raincë i Preshevës, humbi jetën si pasojë e një aksidenti në Esslingen (Eslingën). Sipas autoriteteve gjermane të sigurisë dhe shërbimeve shëndetësore, i riu nuk arriti t’u mbijetojë plagëve të marra. Rrethanat e aksidentit mbeten ende të paqarta, ndërsa hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes vijojnë. Ndërkohë, një tjetër aksident i rëndë ka ndodhur mëngjesin e sotëm në Schramberg (Shhambeag), ku një 29-vjeçare shqiptare me origjinë nga Kosova dhe djali i saj 3-vjeçar kanë humbur jetën tragjikisht. Sipas mediave lokale, një 53-vjeçar që drejtonte një kamion humbi kontrollin e mjetit dhe doli nga rruga dhe përplasi disa automjete të parkuara, përpara se të godiste në trotuar nënën me të birin. Pavarësisht ndërhyrjes së menjëhershme të shërbimeve të emergjencës, nënë e bir ndërruan jetë në vendngjarje si pasojë e plagëve të rënda. Autoritetet gjermane kanë nisur hetimet për të përcaktuar shkaqet e aksidentit.