Pjesëmarrja e opozitës në zgjedhjet lokale risjell pluralizmin politik, por ka ende shumë probleme, thotë DW. Një prej tyre është shitblerja e votës e përshkruar nga media e njohur gjermane si “një sëmundje kronike” për vendin tonë. Shembulli më i fundit ishte ai i Fredi Belerit, kandidati i koalicionit 'Bashkë Fitojmë' për Bashkinë e Himarës, i cili u arrestua me urdhër të Prokurorisë së Vlorës me akuzën e 'korrupsionit aktiv në zgjedhje'.