Sheshi “Liria” në qendër të qytetit të Durrësit ka veshur petkun festiv plot ngjyra. Fëmijët dhe prindërit e tyre janë ata që po e shijojnë më shumë se kushdo këtë ditë. Edhe këtë vit si përherë natyra bujare ka ofruar një ditë të bukur, plot diell. Të vegjlit janë veshur si personazhet e tyre të dashur vizatimore.