Një ngjarje e rëndë ka tronditur qytetin e Durrësit mbrëmjen e së mërkurës, ku një 51-vjeçar u gjet i pajetë në apartamentin e një të afërmi që e kishte në ruajtje. Sipas burimeve policore dyshohet se viktima i identifikuar si Valbon Beqiraj është goditur me mjet prerës që i ka shkaktuar vdekjen. Trupi i tij u gjet brenda apartamentit në katin e katërt të një pallati pranë tregut të fruta-perimeve dhe Pallatit të Sportit, në lagjen nr.12. Nga të dhënat e para rezulton se ishte nipi i tij ai që zbuloi trupin dhe njoftoi menjëherë policinë.