Një konflikt mes dy familjesh fqinje ka ndodhur mesditën e sotme në lagjen.15 në Spitallë të Durrësit. Sherri ka degraduar në përdorimin e mjeteve të forta dhe thikës, ku kanë mbetur të plagosur tre persona të moshës nga 23 deri në 47 vjeç. Të plagosurit po marrin mjekim në Spitalin e Durrësit, ndërsa lidhur me rastin policia njoftoi se ka shoqëruar një djalë 22 vjeç. Ende nuk dihen shkaqet e këtij konflikti, ndërkohë që policia ka nisur hetimet për zbardhjen e rrethanave.