Prej dy ditësh, nga porti detar i Durrësit kanë nisur lundrimet e dyfishta të trageteve, për të përballuar fluksin e shtuar të udhëtarëve që mbërrijnë në Shqipëri. Shumica e tyre janë bashkëkombas që jetojnë dhe punojnë jashtë vendit, të cilët këtë periudhë e shohin si momentin më të bukur të vitit, pasi kthehen pranë familjes, për pushime në bregdet, apo dhe për gëzime familjare. "Maqedoni, Kosovë, Luginë. Gjithnjë i bëjmë pushimet në Shqipëri, po sa zbritëm nga trageti dhe do të vizitojmë familjarët njëherë."