Pesë vjet pas tërmetit tragjik, familja e Sakip Kotes në Durrës nuk ka ende një strehë. Shtëpia e tyre i shpëtoi tërmetit por u prish nga shembjet me shpërthim të kontrolluar të pallateve të dëmtuara në lagjen nr. 17 të qytetit bregdetar. Pothuajse çdo ditë Sakipi vjen në dyert e bashkisë për të kërkuar banesën që iu premtua nga kryetarja e bashkisë, pas shembjes.