Nga seanca e Kuvendit, deputeti Vangjel Dule, kërkoi lirimin e menjëhershëm të Fredi Belerit, kandidatit fitues në Himarë, i cili sipas tij po mbahet peng si i burgosur politik. Ai u shpreh se komuniteti i Himarës po i nëpërkëmbet e drejta e Sovranit vetëm nga dëshirat e kryeministrit Rama, që e krahasoi me Ludovikun.