Kartmonedha 10.000 lekëshe do të jetë në qarkullim për përdorim në fund të muajit qershor. Guvernatori i Bankës së Shqipërisë Gent Sejko prezantoi sot dy prerje të reja të kartëmonedhave, 1.000 lekëshe dhe 10.000 lekëshe. Prerja 10 mijëshe është më e madhja deri më tani dhe del për herë të parë në treg me një prerje të ridizajnuar. Për këtë kartëmonedhë, është zgjedhur autori i Himnit Kombëtar, Aleksandër Stavër Drenova (Asdreni).