Parlamenti ka nisur sot seancën ku do të votohej për rreth 19 projektligje. Kuvendi ka nisur me ankesa dhe debate në lidhje me këto projektligje të cilat sipas deputetëve demokratë kërkojnë më shumë kohë. Në rendin e ditës përfshihen dy pika kryesore: akti normativ i buxhetit 2025 dhe ndryshimet në Kodin Penal. Akti normativ nr. 11 "Për disa ndryshime dhe shtesa në ligjin nr. 115/2024” i dhjetorit 2025 u miratua më 20 janar nga Komisioni i Ligjeve. Rishikimi i Kodit Penal dekrimininalizon shpifjen për gazetarët dhe ashpërson dënimet për ndërtimet e paligjshme, zjarrëvnie dhe parkimin dysh.