Ndonëse ende nuk jemi zyrtarisht në sezonin turistik, ditët e ngrohta e me diell të këtyre ditëve kanë tërhequr pushuesit drejt detit. Kështu nisi plazhin për këtë vit edhe këngëtarja e shqiptare me famë ndërkombëtare, Dua Lipa. Ajo zgjodhi që pushimet e Pashkës t’i kalojë në jug të vendit, në shoqërinë e të fejuarit, Callum Turner. “Pashkët në shtëpi” është mbishkrimi që shoqëron fotot që artistja publikoi në “Instagram”, ku shfaqet me bikini e veshje verore, teksa nuk kanë munguar aventurat në det.