Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, ka dënuar ashpër sulmin me dronë që Rusia ka realizuar ndaj një treni pasagjerësh në rajonin verilindor të Kharkiv, duke e quajtur këtë një akt të qartë terrorizmi. Sulmi ndodhi të martën, kur një nga vagonët e trenit u godit nga një dron, ndërkohë që dy dronë të tjerë shpërthyen në afërsi të tij. Pas sulmit, të paktën pesë persona humbën jetën, ndërsa disa të tjerë mbetën të plagosur.