Në Vlorë u shkatërrua një grup kriminal që merrej me kultivim dhe trafikim lëndësh narkotike. Operacioni i policisë pas disa muaj hetimesh zbuloi një sasi prej 500 kilogramë hashash e gatshme për t’ dërguar jashtë shtetit. Të paktën 7 persona u arrestuan nga Vlora, fshatrat Babicë, Trevellezër dhe Patosi. Ndërsa disa të tjerë u shpallën në kërkim në Tiranë dhe Vlorë.