Top Channel/ Drogë drejt Anglisë si italianë/ Arrestohet punonjësi i gjykatës së Korçës! Ja ç’bënte
18/05/2024 19:43

Operacioni më i fundit i Spak hedh dritë mbi rivalitetin e bandave më të rrezikshme të viteve të fundit. Ajo që është karakteristikë për këta grupe kriminale është dhuna e egër e treguar në kryerjen e krimeve, me pasoja shumë të rënda . Pjesëtarë të një grupi kriminal në raste të ndryshme bashkëpunojnë me grupe të cilët janë kundërshtarë të njëri – tjetrit. Në qendër të tyre është grupi kriminal i krijuar dhe drejtuar nga Ervis Martinaj që kishte lidhur aleancë me grupin kriminal i cili vepronte në qytetin e Lezhës drejtuar nga Arben Ndoka. Këta dy grupe kanë kontaktuar anëtarë të një grupi tjetër cili vepronte në qytetin e Durrësit dhe kanë rekrutuar vrasës me pagesë të cilët veprojnë kryesisht në zonën e Fushë – Krujës dhe në zonën e Burrelit. Po kështu për të realizuar qëllimet kriminale Ervis Martinaj kontakton Viktor Imerin sapo kishte përfunduar vuajtjen e dënimit me dhe burgim i kërkon vrasjen e F.H. Në ndihmë të grupeve kriminale të drejtuaranga Ervis Martinaj dhe Arben Ndoka vjen edhe Emiljano Shullazi së bashku me një tjetër person të cilët edhe pse në kushtet e paraburgimit ndihmojnë Ervis Martinaj dhe Arben Ndokën për t i bërë atentat Durim Bamit që nga ana e tij ka një grup kriminal në zonën e Fushë Krujës.Banda e drejtuar nga Durim Bami bën aleancë me një grup kundërshtar të Ervis Martinaj dhe që drejtohet nga Leonard Duka dhe Fatmir Hyseni, persona me precedentë të theksuar kriminalë, me qëllim vrasjen e Ervis Martinaj dhe Arben Ndokës dhe anëtarëve të tjerë të këtyre grupeve kriminale. Në dinamikën e hetimit të këtij procedimi penal, janë grumbulluar prova që krijojnë dyshimin e arsyeshëm se shtetasi Durim Bami në bashkëpunim me shtetasin Altin Morina me detyrë efektiv i forcave “Renea” në kohën e kryerjes së krimit kanë organizuar kultivimin e bimëve narkotike në zonën e Niklës dhe Tapizës. Klodian Shahini me detyrë me detyrë Shef i Seksionit të Trafiqeve të Paligjshme dhe Narkotikëve në Drejtorinë Vendore të Policisë, Lezhë, si pjesë e grupit të strukturuar kriminal ndihmonte shtetasin Edison Reci., duke i dhënë informacion në lidhje me automjetet dhe hyrje-daljet e rivalit të tij Preng Gjini. Nga hetimi është evidentuar gjithashtu edhe përfshirja e një ish Deputeti, katër punonjës policie, dy prej tyre në role drejtuese, gjatë vitit 2020 të përfshirë në aktivitet të paligjshëm kultivimi narkotikësh dhe lojërash fati.

Top News – Rrotacion shefash. Ndryshime në policinë e shtetit në tre qarqe
11/07 20:40
Top News- Zhdukja dhe rrëmbimi i Jan Prengës, prokurorët përplasen për dënimin e Festim Bexhdilit
11/07 20:20
Top News – Mbi 3.5 tonë kokainë në Europë. SPAK, 13 urdhër-arreste në Shqipëri, mes tyre dhe policë
11/07 19:58
Top Channel/ Molotov kundër IKMT! Incidente në Theth, policia ndërhyn me armë
11/07 19:58
Top News – Jo më ‘qumësht fshati’. Rama: Nga e hëna nis sekuestrimi i çdo shisheje pa faturë
11/07 19:58
Top Channel/ “Je komplet demokrat”, Rama batuta me kryebashkiakët e PD
11/07 19:51
Top Channel/ Zjarret, dështon mbledhja në Elbasan, bojkot nga socialistët
11/07 19:50
Top News- Manja kërkon hetim për prokuroren: Rast flagrant i mosushtrimit të ndjekjes penale
11/07 18:51
Top News- Shembjet e incidentet në Theth/ Partia e Lirisë bën thirrje për reagim e qëndresë
11/07 18:05
Top Channel/ Pamjet, kjo është ura që tentuan ta digjnin sot me molotovë në Theth
11/07 17:37
Top Channel/ Zjarr i përmasave të mëdha në fshatin Malas-Bregas, shkrumbohen qindra pemë ulliri
11/07 17:33
Top Channel/ Policia nxjerr armët në Theth, hidhet molotov drejt mjeteve të IKMT
11/07 17:32
Top Channel/ Digjet një automjet në aksin Belsh–Kuçovë, shpëton pa lëndime një familja me 5 persona
11/07 17:12
Top Channel/ Makina merr flakë në mes të Fierit, panik te kalimtarët
11/07 17:07
Top News – Vueling nis fluturimet e para në Tiranë/ Me lidhje të drejtpërdrejta me Barcelonën
11/07 15:51
Top Channel/ Emocione të forta në UET, diplomohet brezi i 17 në universitet
11/07 15:28
Top News- Lirohen plazhet publike/ Autoritetet asnjë tolerim për zaptuesit
11/07 15:28
Top Channel/ Tensione në Theth, hidhet molotov drejt IKMT
11/07 15:23
Top Channel/ Lamtumira e një heroi! Përcillet në banesën e fundit Arben Anamali
11/07 15:22
Top Channel/ Tragjike në plazh! Mbyten në pak orë dy turistë, rëndë një vajzë
11/07 15:19