Dy persona janë arrestuar në Sarandë pas një hetimi tre mujor. Në pranga ka rënë një 30-vjeçar, K.K., për ndihmë për kalim të paligjshëm të kufirit, kundrejt pagesës, emigrantëve nga vendet e treta, të cilit,në momentin e kapjes, iu gjetën 41 doza kokaine. Në pranga ka rënë edhe ish-kunati i tij, S. B., 19 vjeç, pasi u kap në banesën e 30-vjeçarit, me një armë zjarri pistoletë dhe municion luftarak.