Finalizohet pas 3 muajsh hetime me metoda proaktive, operacioni policor i koduar “Fishnet”. Operacioni, nga Komisariati i Policisë Sarandë, në bashkëpunim me Prokurorinë e Sarandës. Sekuestrohen armë zjarri, municion luftarak dhe kokainë, vihen në pranga 2 shtetas. I dyshuar për veprimtarinë kriminale të dhënies ndihmë për kalim të paligjshëm të kufirit, kundrejt pagesës, emigrantëve nga vendet e treta, vihet në pranga 30-vjeçari, të cilit, në momentin e kapjes, iu gjetën 41 doza kokaine.