Dështon seanca gjyqësore në Gjykatën e Shkallës së parë Elbasan ku Dritan Dajti kërkon konstatimin e kryerjes së dënimit të dhënë nga gjykata e Apelit Tiranë e cila e dënoi me 25 vite burg. Seanca dështoi pasi me kërkesë të Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve, Dritan Dajti nuk u shoqërua në gjykatë për arsye sigurie, dhe u parashtrua kërkesa e mbajtjes së seancës përmes videokonferencës.