Për herë të parë, drejtuesit e kulturës në Shkodër, po përzgjidhen përmes një konkursi të hapur publik. Pas kalimit të fazës së parë, kandidatët për drejtimin e teatrit “Migjeni”, Drejtorisë Ekonomike të Kulturës dhe të Qendrës Kulturore për Fëmijë, paraqitën platformat e tyre, përpara një jurie profesioniste, artistëve shkodranë dhe vetë qytetarëve. Më interesante është gara për teatrin “Migjeni” tempulli i kulturës shkodrane.