Top Channel/ Drejtuesi i Vatikani deri në zgjedhje të papës, njihuni me Kevin Farrell
22/04/2025 20:05

Kur bota mësoi për vdekjen e Papa Françeskut të hënën në mëngjes, një kardinal irlandezo-amerikan, pak i njohur për publikun e gjerë, ishte ai që dha lajmin. Pas shpalljes që Papa ishte “kthyer në shtëpinë e Atit”, Kardinali irlandezo-amerikan Kevin Farrell mori një nga rolet më të mëdha deri tani: “kamelengo”, apo personi që drejton Vatikanin pas vdekjes ose dorëheqjes së një pape. Papa Françesku e emëroi kardinalin në këtë rol në vitin 2019. Kardinali do të qëndrojë në këtë detyrë gjatë periudhës “Sedes Apostolica Vacans”, periudha midis vdekjes ose dorëheqjes së një pape dhe zgjedhjes së papës së ri. Ai gjithashtu do të ketë një rol të rëndësishëm në ceremonitë shekullore për të vajtuar Papa Françeskun. I lindur në vitin 1947 në Dublin, Farrell ndoqi studimet në Universitetin e Salamankës në Spanjë dhe në Universitetin Papnor Gregorian në Romë, sipas Vatikanit. Ai ka mbajtur role në kisha në mbarë botën, duke shërbyer si kapelan në Universitetin e Monterrey në Meksikë si dhe në një famulli në Bethesda, Maryland. Në total, 77-vjeçari ka kaluar mbi 30 vite duke punuar për kisha në SHBA. Farrell u emërua ipeshkëv i Dallas-it në vitin 2007, derisa Papa Françesku e thirri në vitin 2016 për të udhëhequr departamentin e ri të Vatikanit përgjegjës për kujdesin baritor ndaj familjeve, duke e ngritur atë në rangun e kardinalit. Vite pas emërimit të tij si kamelengo, në vitin 2023, Françesku zgjodhi Farrell-in si president të Gjykatës së Lartë të Shtetit të Qytetit të Vatikanit. Ai gjithashtu u emërua president i Komisionit për Çështje Konfidenciale. Si kamelengo, Kardinali Farrell do të ketë detyrën të organizojë konklavën, procesin përmes të cilit zgjidhet papa i ardhshëm. Teorikisht, një kamelengo mund të bëhet papa, siç ka ndodhur dy herë në histori: Gioacchino Pecci (Papa Leo XIII) në vitin 1878 dhe Eugenio Pacelli (Papa Piu XII) në vitin 1939. Kardinali gjithashtu do të drejtojë certifikimin e vdekjes së Papa Françeskut dhe vendosjen e trupit të tij në arkivol. Pas kësaj, pritet që kardinali të udhëheqë një procesion që zhvendos trupin e papës nga kapela e Domus Santa Marta në Bazilikën e Shën Pjetrit. Ceremonia mund të zhvillohet që të mërkurën në mëngjes, sipas Vatikanit.

Top News – Vendimi që trondit Meta e Google. Gjoba ‘simbolike’, por që vendos një precedent historik
26/03 09:57
Top Channel/ “Do të lëshojmë ferrin mbi Iran”, Trump i soset durimi
25/03 23:17
Top News- Si po e çan Irani “Kupolën e Hekurt” të Izraelit me raketa thërrmuese
25/03 22:53
Top News- Vuçiç ‘i tmerruar’ nga shqiptarët: Më premtuan çmimin Nobel për paqen nëse njoh Kosovën
25/03 22:30
Top Channel/ Përvjetori i revolucionit në Greqi festohet me paradë ushtarake
25/03 22:29
Top News-‘SHBA dhe Izraeli duan një ishull’ / Kryeparlamentari i Iranit: Do t’i sulmojmë pandërprerë
25/03 22:28
Top Channel/ Dënohen për varësi “Meta” dhe “YouTube”, gjobë 3 mln dollarë
25/03 22:27
Top News- Maduro në burgun famëkeq të Bruklinit, 80 ditë mes kriminelëve/ Çfarë ka ndodhur me të?
25/03 22:14
Top Channel/ Rritja e çmimeve të karburantit, anulohen fluturimet mes Australisë dhe Zelandës së Re
25/03 21:24
Top Channel/ Lufta në Lindjen e Mesme, paralajmërimi i ekspertit: Nëse çmimi i naftës arrin…
25/03 21:23
Top News – ‘Irani të mos bëjë llogaritje të gabuara’ / Shtëpia e Bardhë: Trump nuk bën bllof
25/03 21:22
Top Channel/ Dy aksidente fatale në Gjermani, humbin jetën dy shqiptar, dyshohet…
25/03 21:22
Top News – Irani sulmon aeroportin e Kuvajtit / Goditet një rezervuar karburanti, flakët përhapen
25/03 20:30
Top Channel/ Irani refuzon planin e paqes, Teherani kundër draftit me 15 pika
25/03 19:41
Top News- “Nuk ka më siguri”: plas dhuna në Bregun Perëndimor/ Paralajmërojnë palestinezët
25/03 19:15
Top News- Pas Iranit Kim Jong Un gati për luftë: Koreja e Veriut ka nevojë për armë bërthamore
25/03 19:14
Top Channel/ OpenAI mbyll platformën Sora, kosto të larta dhe rreziqe ligjore
25/03 15:28
Top News – Pakistani ka dorëzuar planin e SHBA-së / Irani konfirmon, bisedimet ndoshta në Turqi
25/03 15:08
Top Channel/ Lufta e Iranit, “zgjohet” Kim Jong Un: “Justifikon tona armët bërthamore, do mbrohemi”!
25/03 15:08
Top Channel/ “Sindroma e turistëve”, studimi: Përse sillen keq kur janë me pushime!
25/03 15:00